Babai përdhunonte vajzen e mitur

11/01/2014 00:00

Për të moshuarin Tafil Leka, në fshatin Lekaj të Lushnjës, varfëria e
skajshme ku jeton nuk është asgjë përpara fatkeqesisë që ka zbuluar së
fundmi.

I biri 46 vjeç Bashkim Leka dyshohet te kete perdhunuar vajzen e tij, vetem 13 vjeçe, ne nje kohe qe e mitura dyshohet gjithashtu te jete abuzuar edhe nga tre te rinj te tjere te fshatit.

E mitura e cila eshte braktisur nga e ema qe tre muajshe, i eshte nenshtruar abuzimit seksual prej kater muajsh deri tre dite me pare, kur ka vendosur te flase i te tregoje gjyshit te saj, duke zbuluar keshtu nje histori te tmerrshme.

“Këtë e quaj ditë të zezë. Ai po erdhi më këtu, ne të dy me vajzën jemi të vrarë. Djali im nuk duhet të dalë nga burgu”, thotë Leka.

Por ndersa e mitura ka denoncuar fillimisht vetem te atin, pergjate seances me psikologen, ajo ka treguar edhe emra te personave te tjere, qe sipas Kodit, nese rezulton se eshte e vertete, ata kane kryer krim seksual me nje te mitur, qe nuk ka mbushur moshen 18 vjeç e qe sipas legjislacionit eshte veper e denueshme me burg nga 7 deri ne 15 vjet. Per kete policia e Lushnjes, perveç Bashkim Lekes ka arrestuar edhe A.L 14 vjeç, Bertol Lekën 25 vjeç dhe Fatjon Gashin 23 vjeç.

E mitura lutet qe ta marrin nen kujdestari dajat, nderkohe qe gjyshin shpreson t’a strehojne ne azil. “Unë kam frikë nga babi. Më tha se nëse do të dalë nga burgu do më vrasë. Ai nuk e pranon atë që ka kryer. Dy prej djemve e pranuan atë cfarë më kanë bërë mua”, rrëfen 13-vjeçarja.

Top Channel