Skandali i Pukës, burg për të akuzuarit

27/12/2013 00:00

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimet e masave të Shkallës së Parë për cështjen e denoncuar në Fiks Fare  mbi skandalin më të madh të denoncuar deri më tani në fushën e drejtësisë.

Gjyqtarja Zina Sollaku shpalli ashtu si edhe Shkalla e Pare, masën arrestit me burg për tre prej tyre, për ish-kancelaren e Gjykatës së Pukes, Meliha Kuka, per avokatin Feriz Xhurxhi dhe për sekretaren gjyqesore  të Gjykates se Shkallës së Parë Pukë,  Liljana Shkjau.

Nderkohe qe per tre te arrestuarit e tjere te ketij skandali, mes tyre edhe per ish-prokurorin e Pukes, Gjykata e Apelit ka vendosur që t’i shqyrtoje keto masa diten e hene.

Behet me dije se per gjyqtarin e Gjykates së Pukes, Shtjefen Lleshi, per te cilin Gjykata e Shkalles se Pare ka vendosur po ashtu masen e sigurise arrest me burg, nuk eshte vendosur ende data se kur ai do dale para Gjykates se Apelit, pasi mesohet se ende nuk eshte depozituar apelimi nga palet.

Top Channel