Martanesh, humb jetën një teknik miniere

12/12/2013 23:30

Një teknik miniere humbi jetën në një nga galeritë private në Komunën e Martaneshit.

Gani Hani, 54 vjeç, punonte në galerinë numër 28. Bashkë me një koleg, ai kishte hyrë në thellësitë e nëntokës, për të kontrolluar frontet e punës, për të siguruar minatorët që do të punonin për nxjerrjen e kromit.

Por, sipas burimeve të para të policisë, mësohet se 54-vjeçari është gjendur i pa jetë dhe i mbuluar nga një sasi inertesh.

Menjëherë pas ngjarjes është ngritur grupi hetimor, ku janë marrë në pyetje specialistë, drejtues e minatorë të subjektit ku punonte viktima, për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Mësohet se janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, dy zyrtarë të firmës private të kromit, drejtuesi teknik dhe inxhinieri i minierës, të cilët po pyeten për shkaqet e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar dokumentat e instruktazhit teknik. Bashkë me grupin hetimor, në vedngjarje kanë mbërritur dhe ekspertët e RISHMIT.

Ndërkohë, pasi janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, policia e Bulqizës bën me dije se janë vënë në pranga tre persona, të cilët kanë shkelur rregullat e sigurimit teknik gjatë punës, ku dhe ka ndodur aksidenti.

Top Channel