Sarandë, të ardhurit nga Mirdita pa asnjë ndihmë

11/12/2013 00:00

Bardha Dedaj është 29 vjec. Ajo është nënë e tre fëmijëve të mitur  të
cilët po i rrit e vetme në fshatin Shën Dëlli të Sarandës.

Familja e saj u vendos këtu 6 vite më parë nga Mirdita për t’i shpëtuar jetës së vështirë në veri, ndërsa tani është duke jetuar në kushte edhe më ekstreme.

Bardha e sëmurë epileptike nuk ka asnjë të ardhur tjetër për të rritur fëmijët e saj përvec pensionit të invaliditetit. Bashkëshorti i dënuar me 6 vite heqje lirie është burgosur 2 vite më parë dhe familja gjendet plotësisht e braktisur.

Prena, vjehrra e Bardhës që jeton nën të njëjtën çati thotë se është paguar vetëm pak muaj për të bërë kujdestaren e 29 vjecares dhe më pas ky pension u ndërpre duke i lënë të gjithë në mjerim.

Kjo familje perveçse eshte e varfer, nuk di as se ku te drejtohet per te kerkuar ndihme.

Top Channel