Çertifikata pronësie për tokën

09/11/2013 00:00

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, vizitoi komunën Frakull në Fier nga ku njoftoi nisjen e fazës së parë të dhënies së çertifikatave të pronësisë nga kjo komunë.

“Për ne, 7501, në gjithë territorin e tokës që prodhon bukë për këtë popull, është udhërrëfyes dhe në rrugën e 7501 do të fillojmë me qarkun e Fierit shpërndarjen e çertifikatave të pronësisë. Me qarkun e Fierit do të nisim fazën e parë për të dhënë çertifikatën e pronësisë. Se dyti, ne do garantojmë ujitjen dhe kullimin”, tha Rama.

Ndërsa ministri Panariti, pas shqetësimeve direkte të fermerëve u shpreh pro uljes së kostove të prodhimit dhe garantimin e tregut. “Prodhimi të dalë në treg sa më shpejt, të mos harxhohet kohë. Ne do t’u krijojmë lehtësi tregtarëve”, tha Panariti.

Dhënia e çertifikatave të pronësisë ishte një prej premtimeve elektorale të kryesocialistit Edi Rama.

Top Channel