Vrasja e 40-vjecarit, merret në pyetje një person

06/09/2013 00:00

Tre ditë pas vrasjes së biznesmenit Qerim Marku në Bulqizë, dalin në
dritë detaje të reja për ngjarjen. Policia e Tiranës ka shoqëruar në
komisariatin nr. 4 shtetasin Gentjan Dullaj, i cili dyshohet se mund të
ketë dijeni për vrasjen e 40-vjeçarit.

Sipas policisë, Dullaj do të merret në pyetje, pasi ka të dhëna se ai mund të dijë diçka rreth autorit të vrasjes së biznesmenit të kromit.

Krimi ndodhi paraditen e së hënës, në hyrje të Bulqizës, 10 metra larg spitalit të qytetit. Mbi viktimën është zbrazur një karikator i tërë kallashnikovi. Nga breshëria ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili ka marrë një plumb në kraharor. Qerim Marku ishte një emër i njohur për policinë, madje ai njihej si një nga të fortët e Bulqizës.

40-vjeçari Marku, sipas policisë ka qenë me precedentë penalë, pasi rreth 6 muaj më parë, vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes ku ai humbi jetën paraditen e së hënës, ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale për kromin.

Top Channel