Lezhë, policia shkul 920 rrënjë hashash

05/09/2013 00:00

Rreth 920 rrënjë bime narkotike të dyshuar si kanabis sativa u sekuestruan nga Policia e Lezhës pasditen e së mërkurës.

Bimët ishin mbjellë në fshatin Kthellë e Epërme në rrethin e Mirditës. Sipas policisë së Qarkut Lezhë bimët ishin mbjellë në dy ara. Zbulimi dhe asgjesimi i këtyre parcelave është bërë pas monitorimit të territorit me helikopter.

Policia po punon për identifikimin e personit apo personave që kanë mbjellë bimën narkotike dhe vënien e tyre para drejtësisë me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Top Channel