Varrezat publike të qytetit të Korçës janë gjahu i preferuar i personave që mbledhin skrap, të cilët duket se kanë gjetur një tjetër burim si varret e qytetit me dekore bronzi.

Prej kohësh vjedhja e tyre është shndërruar në një fenomen. 3 muaj më parë ra një person në pranga që vidhte dekore bronzi në këtë varrezë, ndërsa gjatë ditëve të fundit, të tjerë persona kanë dhunuar sërish varret duke vjedhur kryesisht vazot e luleve që janë prej metali dhe që i vetmi funksion që kanë pas shkuljes, është shitja për skrap për arsye fitimi.

Sulmit të hajdutëve nuk i ka shpëtuar as roja i varrezës që është rrahur në momentin kur ka kapur njërin prej tyre. Me dhjetra varrë janë të dhunuar nga keqbërësit, ndërsa policia ende nuk ka marrë asnjë masë, edhe pse personat janë lehtësisht të identifikueshëm.

Top Channel