Romët protestë para Bashkisë

30/08/2013 00:00

Dhjetëra të rinj të komunitetit rom, egjiptian, etj, protestuan të
premten para Bashkisë së Tiranës për kushtet skandaloze në të cilën
ndodhen 180 qytetare dhe midis tyre 85 fëmijë që prej datës 7 gusht.

Këto familje rome u dëbuan forcërisht nga një kompani ndërtimi, ndërkohë që gjatë protestës të rinjtë romë u shprehën se Bashkia nuk ka bërë asgjë për të siguruar strehimin e tyre. Kjo është protesta e dytë rradhazi që të rinjtë romë bëjnë para Bashkisë.

Ata i thanë kryetarit të Bashkisë, në prani të forcave të shumta të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, që të mos merret me akuza, për përdorime, sipas tij politike, të protestës, por të merret me zgjidhjen e problemit.

Në formë simbolike, të rinjtë përdorën një legen të premtimeve me të cilat bënë flluska sapuni, forma simbolike për t’i konsideruar vërtet fluska sapuni premtimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, premtime të bazuara te parimi “Qytetarët janë të parët”.

Top Channel