Jetimet pa ujë e energji

30/08/2013 00:00

50 jetimë të strehuar nga Ministria e Çështjeve Sociale në qendrën e
formimit profesional nr 4, që prej tre javësh janë pa energji elektrike
dhe pa ujë të pijshëm.

Borxhi i krijuar prej vitesh ndaj kompanise CEZ e ka detyruar kete te fundit qe bashke me institucione te tjera shtetërore t’u nderprese energjine elektrike.

Personat qe gezojne statusin e jetimit perfitojne kujdes nga shteti deri ne moshen 18-20 vjeç. Pas kesaj moshe ata duhet te strehohen dhe punesohen nga shteti. Por ne mungese te plotesimit te ketyre detyrimeve Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale i ka sistemuar keta persona ne qendren e formimit profesional nurmer 4 ne Tirane. Ministria e Punes nuk i eshte pergjigjur kompanise CEZ ne shlyerjen e detyrimeve per institucionine ne varesi te saj duke krijuar nje debi prej vitesh.Ndaj kjo e fundit ka prere energjine elektrike dhe rrjedhimisht ne kete godine mungon edhe uji i pijshëm.

Top Channel