Shijak, vritet në atentat 36-vjeçari

27/08/2013 00:00

Një 36-vjeçar mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos në një atentat në qendër të qytetit të Shijakut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40 minuta të së hënës në sheshin para filialit të Albtelekomit, ku persona ende të paidentifikuar nga policia qëlluan mbi Ervin Kërtallen dhe shokun e tij Dorian Zotajn që të dy nga Shijaku.

Dy te rinjte mbeten te plagosur rende, ndersa Kertalla gjeti me pas vdekjen ne spital. Viktima eshte pronar i nje pike bastesh sportive ne qytet. Nga deshmite e marra ne vendin e ngjarjes rezulton se qitja u krye nga nje automjet tip Audi pa targa qe me pas u largua me shpejtesi. Ne atentat u perdor me shume se nje arme zjarri.

Forca te shumta policore te Shijakut e Durresit kane krehur zonen dhe ngritur postoblloqe, po nuk munden te kapin autoret.

Top Channel