Një 31-vjeçar me emrin Ilir Çela, banues në fshatin Derjan të Matit, babai i një fëmijë është vetëvrarë në banesën e tij.

Burime të policisë së rrethit të Matit bëjnë me dije se 31-vjeçari është gjetur i pajetë nga fqinjët e kësaj familje.

Mesohet se viktima ka udhetuar nga fshati i lindjes drejt qytetit te Burrelit bashke me babain, bashkeshorten dhe djalin 4-vjeçar. Kur eshte kthyer ne shtepi ai ka rrembyer armen tip kallashnikov qe kishte ne banese dhe ka qelluar me bresheri mbi trupin e tij.

Krismat e armes kane bere qe nje fqinje te nxitoje per te kuptuar çfare ndodhi ne familjen Çela ku dhe e kane gjetur te vdekur. Nderkohe mesohet se kater muaj me pare viktima humbi nenen e tij, e cila u vetëmbyt ne lumin prane fshatit.

Top Channel