Ndërpritet energjia për debitorët

08/07/2013 00:00

Kompania CEZ Shpërndarje ka vijuar aksionin për prerjen e lidhjeve të
paligjshme si dhe shkëputjen e energjisë elektrike për të gjithë
konsumatorët debitorë.

“Sot CEZ Shpërndarje është në rrugën e Elbasanit, në vazhdim të punës së përditshme, për prerjen e energjisë elektrike për të gjithë debitorëve dhe për prerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjet”, tha Arben Kasapi, drejtor i Njësisë nr 2, CEZ-Shpërndarje.

Drejtori i njësisë numër 2 të Cez Shpërndarje në Tiranë thotë se aksioni do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit deri në zerimin e të gjitha lidhjeve të paligjshme.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë që do të furnizohen me energji elektrike vetëm ata që e paguajnë rregullisht”, theksoi Kasapi.

Paralelisht me shkëputjen e energjisë për ata që nuk paguajnë faturat dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme, CEZ Shpërndarje ka nisur çmontimin e linjave ajrore jofunksionale për të liruar trotuaret dhe rrugët.

Top Channel