Partitë prezantojnë kandidatët dhe programet

10/06/2013 00:00

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi është ndalur në Laprakë në
Spitalin Ushtarak, ku ka vlerësuar punën e mjekëve dhe sakrificat e tyre
të lëna në harresë nga Qeveria Berisha.

“Prandaj me 23 qershor votoni, Frymën e Re Demokratike. Në fakt votoni për familjet tuaja, votoni për fëmijët tuaj, votoni për një të ardhme tjetër dhe mos votoni më për ata që dëshirojnë që përjetësisht të betonizohen në një karrige që nuk e kanë merituar”, tha Topi.

FRD, tha Topi, do t’i kushtoje vemendje te vecante shendetesise, infrastruktures ne spitale dhe menaxhimit sa më të mirë në to.

Mediu prezanton Tolen në Tiranë

Partia Republikane ka zhvilluar nje takim elektoral ne kombinat ku eshte prezantuar kandidati per deputet, Afrim Tole.

“Do të luftojmë deri në fund që të zgjidhet cështja e pronës private. Do të krijojmë një ekonomi, e cila bazohet tek prona private”, tha Mediu.

Kreu i Republikaneve Fatmir Mediu i kerkoi banoreve te votojne Partine Republikane pasi ajo eshte prane shtresave ne nevoje, eshte ne mbeshtetje te rinise dhe arsimimit te tyre.

Milo, takime në Gjirokastër

Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo eshte ndalur ne nje takim elektoral ne qarkun e Gjirokastres, ku prezantoi kandidatet per deputet te kesaj partie.

“Kanë një lidhje rastësore,por që lidh dy numra 19 dhe 29. Tregon unitet, tregon bashkim dhe kështu sic jemi 19 dhe 29 të shkojmë bashkë, të fitojmë bashkë, të qeverisim bashkë”, tha Milo.

Milo ftoi elektoratin  te votojne nurmin 19 ne zgjedhjet e 23 qershorit .

Idrizi prezanton Muhedinin

Shpetim Idrizi, kreu i PDIU-së ka zhvilluar takime elektorale ne njesine bashkiake 9 dhe 10, ku ka prezantuar kandidatin per deputet te qarkut te Tiranes z.Tahir Muhedini.Idrizi theksoi ndasite qe po krijon politika ndermjet shqiptareve.

“Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i fton të gjithë shqiptarët, i bën thirrje politikës shqiptare, të mos i ndajë më shumë shqiptarët. Vetëm PDIU-ja është partia që përbashkon”, tha Idrizi.

Idrizi tha se PDIU do te perfaqesohet me 7 deputete ne Parlamentin shqiptar.

Starova: Votoni të djathtën

Kreu i Bashkimit liberal demokrat  Arjan Starova  i ka kerkuar elektoratit ne Elbasanj te votojne koalicionin e djathte  ne 23 qershor pasi vetem ai garanton mireqenie ,punesim dhe integrim.

Starova u tha banoreve se gjate dy mandateve ky koalicion ndertoi rruget ne vend, por te tjera projekte jane gati per te vazhduar me tej me zhvillimin dhe integrimin e vendit.

Ruçi: Çmimet janë dyfishuar

Kandidati per deputet i Partisë Socialiste ne qarkun e Fierit Gramoz Ruci ka zhvilluara nje takim elektoral  me banore te komunes Sharez ne Fier. Ruçi bisedoi me banoret per rritjen e çmimeve te ushqimeve kryesore, te cilat krahasuar me vitin 2005 jane dyfishuar.

“Kilogrami i miellit, e sheqerit, e vajit është dy herë më e shtrenjtë nga 2005 në 2013”, tha Ruçi.

Gramoz Ruçi u kerkoi baorev te komunes Sharez te votojne nr 29 ne zgjedhjet e 23 qershorit.

Top Channel