Meta në Kukës: Rruga jonë drejt BE-së

26/05/2013 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vijoi fushatën në Kukës, ku shpalosi programin e forcës që ai përfaqëson për zhvillimin ekonomik të vendit.

”Të rinjtë kanë vështirësi të mëdha që të gjejnë një punë dhe plani i punësimit të LSI-së ka në bazë zhvillimin e ekonomisë, si mundësinë e vetme për të gjeneruar vende të reja pune”, deklaroi Meta.

Kryetari i LSI-së, i cili e konsideroi programin qeveritar si “të mbushur me premtime boshe”, bëri thirrje për “t’i dhënë fund euforisë joreale të kësaj qeverie, nëpërmjet një rotacioni të domosdoshëm për vendin”.

”Kryeministri e ka vendosur në qendër të fushatës së tij fshatin, por buxheti i sotëm i shtetit për fermerët nuk është gjë tjetër përveçse një lëmoshë”, theksoi Meta.

Nga Kukësi, kryetari i LSI-së bëri publik edhe propozimin e tij për shërbimet turizmin, për uljen e taksës në 10% për të gjithë tërësinë e shërbimeve të këtij sektori.

Top Channel