Aferë me tenderin 20 milionë euro?

18/04/2013 00:00

20 milionë euro para, që do të paguhen prej taksapaguesve shqiptarë, po
jepen në një tender që mbart me vete shumë dyshime dhe pikëpyetje mbi
ligjshmërinë e tij.

Deputeti Alfred Dalipi denoncon nismen e ministrit te Inovacionit, Genc Pollo, që në kundershtim me ligjin ka lajmeruar zhvillimin e tenderit per ndertimin e rrjeteve te reja dixhitale te TVSH-së, ne nje kohe kur kjo nuk eshte kompetence e zotit Pollo, por e AMA-s ose ish-KKRT-se dhe qe po kryhet ne shkelje te ligjit te prokurorimeve publike.

“Ka dy momente për këtë prokurorim, që e bëjnë të paragjykuar dhe që e bëjnë tërësisht antiligjor. Shkelja e statusit të transmetuesit publik dhe tentativa për të kolektivizuar operatorët lokalë nëpërmjet rrjetit që duhet të realizojë Ministria e zotit Pollo, për llogari të Radio Televizionit Publik, për operatorët lokalë”, tha Dalipi.

Tenderi, që eshte shpallur ne faqen e Ministrise se Inovacionit dhe Teknologjise do te mbyllet brenda pak diteve dhe fituesi do te shpallet ne qershor, ne periudhen e zgjedhjeve, nje kohe e pershtatshme per te patur sa me pak vemendje te opinionit ne çeshtje tenderash, sidomos ne shuma kaq te medha.

Per te gjitha keto arsye, deputeti Dalipi ka akuzuar ministrin Pollo se po kryen nje tender korruptiv ne shkelje te shumefishte te ligjeve te vendit.

“Kemi të bëjmë me një prokurorim me 20 milionë euro minimalisht. Ky do të jetë tender me kreditim, pra do të vijë ofertuesi, do t’i paguajë pajisjet, do të marrë 15 për qind të ofertës së vet. Sipas afateve të përcaktuara në këtë procedurë tenderimi, i bie që 20 milionë euro Pollo t’i kontraktojë një javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri”, tha Dalipi.

Dalipi, njekohesisht anetar i Komisionit te Medias ka saktesuar se ky tender po zhvillohet ne nje kohe kur nje pjese e anetareve te AMA-s i ka perfunduar mandati dhe ku deputetët e mazhorances nuk vine ne Komision per te perzgjedhur kandidatet e rinj.

Kryetarja e Komisionit te Medias, Valentina Leskaj pak kohe me pare ka akuzuar se mosplotesimi i ketyre vendeve nga mazhoranca behet per shkaqe teresisht politike.

Po keshtu, pa mandate jane edhe anetarët e Keshillit te Radiotelevizionit Shqiptar dhe Drejtori i Pergjithshem, qe zgjidhet nga ky Keshill, nderkohe qe tenderi zhvillohet per kete institucion publik. Nje tjeter shkelje e ketij tenderi eshte edhe fakti, se ai po zhvillohet mbi nje projekt teresisht te cunguar, pasi ne dosjen e prokurimeve mungon nje projekt i mirefillte per ngritjen e rrjeteve numerike te operatorit publik.

“Procedura me negocim, sipas vetë rregullores të zotit Pollo dhe të ligjit, bëhet në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme, kur ato nuk rezultojnë të suksesshme dhe vetë neni 6 i rregullores kundërshtohet me procedurën që ka ndërmarrë zoti Pollo. Mungon projekti teknik që do të krijonte kushtet për një ofertë të paanshme dhe të paadministruar në mënyrë selektive nga Enti Prokurorues. Ky tender aktualisht është klandestin, eshtë vetëm në një faqe të Ministrisë së Inovacionit që nuk e njeh njeri”, thotë Pollo.

Ndersa nuk kemi nje studim, nuk kemi as nje projekt te mirefillte nga institucionet pergjegjese shqiptare, ne qershor ne do kemi nje fitues te projektit, i cili do te perfitoje direkt 15 per qind te shumes. Sipas burimeve jo zyrtare, fituesi eshte perzgjedhur me negocim dhe ai eshte nje shtetas neozelandez, ende i paidentifikuar, dhe qe do te perfitoje direkt 150 mije euro.

Ligji i Prokurorimeve kerkon qe perveç projektit, tenderi duhej te lajmerohej ne mediat nderkombetare, perveçse ato kombetare, por lajmerimi per zhvillimin e ketij tenderi eshte kryer vetem ne faqen elektronike te Ministrise se Inovacionit do te mbyllet brenda pak diteve dhe do te shpallet ne qershor si i perfunduar. Edhe pse MITIK nuk ka percaktuar formen e tenderit, siç e kerkon ligji, ose sic duhet te jete per hir te 20 milione arsye per nje shume prej 20 milione eurosh qe paguhen po nga shqiptaret.

Top Channel