Kryetari i Frymes së Re Demokratike Bamir Topi, në takim me drejtuesit
në rrethe të kësaj partie, ka konsideruar zgjedhjet e 23 qershorit nën
rrezikun permanent të Qeverisë për t’i manipuluar.

Si shenjë të parë të kësaj ai konsideroi sulmin që pushteti ka ndërrmarrë ndaj medias së pavarur, më së fundi edhe për nxjerrjen e Top Channel nga ambientet e ish-Ekspozites ‘Shqiperia Sot’.

“Keni parë çfarë sulmi i është bërë në prag të zgjedhjeve parlamentare kanalit, i cili natyrisht është nga më dinjitozët, kanali Top Channel, duke i nxjerrë brutalisht, duke përdorur, sipas të gjitha atyre që ne jemi të informuar tani edhe nëpërmjet editorialeve, analizave të pavarura, gjithçka për t’i lëvizur, por për t’i denatyruar dhe mbi të gjitha për t’i nënshtruar. Ka prapavijë të qartë politike, kur disa media dhunohen nëpërmjet një sjellje arbitrare dhe disa të tjera stimulohen, duke i vendosur në tokat e pronarëve legjitimë, që i trajtojnë në mënyrë mizerabël, nuk i presin nëpër zyra, i denigrojnë; madje këto media i financojnë nëpërmjet taksave që mblidhen nga taksapaguesit shqiptarë”, tha Topi.

Kreu i FRD-së shprehu bindjen e plote në tentativën e vjedhjes se zgjedhjeve nga Kryeministri Berisha, kur e konsideroi kete nje sindrome te tij te vjeter të tij.

“Diagnoza është vendosur. Eshtë një njeri që vuan nga një sëmundje recidiviste, i përsëritet herë pas herë. Manipulon zgjedhjet dhe frika, fobia për manipulimin e zgjedhjeve prapë është prezent”, tha Topi.

Topi i beri kreut te opozites Edi Rama te mbroje voten e shqiptareve.

“Ai mërzitet sa herë unë e marr si objekt diskutimi. Nuk ka përse mërzitet. Eshtë kryetari i opozitës institucionale. Nëse ka bërë dhjetëra gafa duke i dhënë oksigjen dhe duke ëndërruar të njëjtën gjë si Berisha, ëndrra rreth karriges, pushtetit të pakufijshëm, minimalisht të mbrojë votën e qytetarëve shqiptarë”, tha Topi.
 
Ne fjalen e gjate, kreu i FRD-së cilesoi situaten ku ndodhen sot shqiptaret te rrenuar dhe te mjeruar me keq se ndonjehere tjeter dhe serish nen kercenimin per vjedhjen e zgjedhjeve. Ai iu apeloi shqiptareve ta konsiderojne 23 qershorin, si nje date sh te rendesishme per ta, duke iu kunderpergjigjur masivisht me vote Qeverise.  

Top Channel