Monitorimi i zgjedhjeve nga ODIHR

14/03/2013 00:00

Në një memo disafaqëshe, zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve i ka dërguar misionit të ODHIR që edhe do të monitorojë
procesin zgjedhor të 23 qershorit, një informacion të detajuar mbi
procesin parapregatitor tejet shqetësues sipas tij.

Ne emer te anetareve te emeruar nga opozita ne insitucionin me te larte zgjedhor, Denar Biba ve ne krye te shqetesimeve, mungesen e konsensusit ne KQZ dhe ne rastet kur Kodi Zgjedhor detyron vendimmarrjen me shumice te cilësuar me 5 vota, duke bere qe vetem çeshtje jo te rendesishme te jene marre nga ky institucion me konsensus te plote.

Mungesa e transparences dhe aksesit te anetareve te KQZ-së per te marre informacion nga administrata eshte gjithashtu i nenevizuar ne kete raport te nisur ODIHR. Per shperndarjen e mandateve te deputeteve, lenia ne fuqi e variantit te 2009 qe nuk merr ne konsiderate levizjen e popullsise ne keto kater vjet duke krijuar pabarazi te votes eshte argumentuar perms ketyre tabelave.

Ashtu si vendimarrja e paligjshme e Kuvendit per te bere ndarjen e mandateve te deputeve, kompetence e  KQZ-se edhe ndarja e vendit ne 89 ZAZ nga Kolegji Zgjedhor eshte renditur ne informacionin qe i eshte nisur ODIHR nga zevendeskryetari Biba, si nje tjeter shkelje e rende e ligjit.Vendimmarrja i takonte KQZ-së dhe vendi nuk mund te ndahet ne menyre te pabarabarte ne ZAZ argumentohet ne kete memo. Mungesa e rregullores se KQZ dhe listat e zgjedhësve jane te tjera shqetesime qe renditen ne kete informacion. Ekstraktet e listave nuk reflektojne gjetjet e audituesve qe KQZ ka emeruar prane Ministrise se Brendshme, mekanizem ky qe u vendos ne Kodin Zgjedhor per te garantuar lista transparente dhe te sakta te votuesve, thuhet ne kete informim .

Keto shqetesime te shoqeruara edhe me referencat ligjore perkatese, ne fakt perbejne te gjitha çeshtjet me te rendesishme qe KQZ ka shqyrtuar deri me tani per zgjedhjet e 23 qershorit dhe per te cilat misioni qe do te bashkehartoje raportin perfundimtar per to eshte vene ne dijeni per nje proces parapregatitor problematik dhe me shkelje ligjore.

Top Channel