“Të rinjtë do largojnë Berishën”

12/03/2013 23:50

Gjatë një takimi me simpatizantët e Aleancës Kuq e Zi, në njësinë numër 6 në Kombinat, Kreshnik Spahiu deklaroi se të rinjtë shqiptarë, qofshin 14 apo 16 vjeç, kërkojnë largimin e kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij.

“I frustruar dhe i frikësuar nga humbja e radhës, ai i cili u bë 14 vjeç dhëndër, tashmë do të përfshijë çdokënd në votime. Por, me gjithë demagogjinë e tij, retorikën e tij, ai nuk mund të shndërrojë rininë shqiptare, rininë kuqezi, kur në një votë për tradhëtarët rinia shqiptare, qoftë 16 apo 18 vjeç, qoftë 15 apo 17 vjeç, është brezi i ri, i cili do të largojë pleqtë e bolshevikëve nga pushteti dhe nga regjimi më i kalbur në Europë”, tha Spahiu.

Spahiu lajmëroi se në 7 prill do të nisin protestat masive për të larguar qeverinë Berisha.

“Nga 7 prilli deri më 23 qershor, Shqipëria duhet të jetë në një valë protestash për ta rrethuar bunkerin e shtetasit Berisha dhe për të rikthyer tashmë, jo një popull të ndarë, jo një komb të copëtuar, por një komb dhe një popull kundër një individi”, shtoi Spahiu.

Spahiu tha se në 23 qershor do të vijnë në Tiranë emigrantët shqiptarë, kudo që ndodhen, për të ndëshkuar me votë qeverinë Berisha, e cila ua shiti Shqipërinë klientëve të familjes.

Top Channel