Aksidente në Tiranë, dy të plagosur rëndë

10/03/2013 14:25

Një drejtues automjeti, nën efektet e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me semaforin në unazën e re.

Gjatë humbjes së kontrollit, makina është përplasur me automjete të tjera, njëra prej të cilave e parkuar, dhe më pas ka dëmtuar semaforin.

Për fat të mirë drejtuesi i mjetit nuk ka patur asnjë problem për shëndetin e tij, ndërkohë që, sipas dëshmitarëve në ngjarje, skena i përngjiste sekuencave të filmave.

Më herët, mëngjesin e së dielës, në fshatin Yzberisht, një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke plagosur rëndë dy persona.

Të dy personat, që udhëtonin me motoçikletën, njëri prej tyre i mitur, u shoqëruan me urgjencë në spital, ku janë ende në gjendje të rëndë për jetën.

Top Channel