Një konflikt i vjetër, i nisur në emigracion, dyshohet të ketë qenë
motivi i një konflikti me armë zjarri të ndodhur sot në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë në një lokal në zonën e Unazës së Re.

Nga të dhënat e para mësohet se është plagosur Lavdim Avdia, i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe një në kofshën e këmbës së djathtë. I plagosuri është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, Bledar Brenja. Paraprakisht dyshohet se motiv i kësaj ngjarjeje mendohet të jetë një konflikt i vëllezërve të autorit me vëllezërit e viktimës jashtë vendit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel