Qindra hektarë pyje janë shkaterruar nga zjarri por edhe nga prerjet e
paligjshme të firmave, qe merren me eksportin e lendes drusore gjate
viteve te fundit. Ministri i mjedisit tha se duhet te forcohen masat jo
vetem nga strukturat e sherbimit pyjor,por edhe nga Ministria e
Ekonomise  per firmat qe shfrytezojne tregun minerar dhe ate drusor.

“Janë sipërfarqe të mëdha pyjesh që për shkak të ligjit që është në fuqi hiqen nga fondi pyjor. Pyetja shtrohet se ku shkojnë dhe çfarë ndodh mbas shfrytëzimit të këtyre sipërfaqeve? Janë dhënë detyrime financiare që kontrollohet nga Ministria e Ekonomisë, por është e domosdoshme që të ndiqen hap pas hapi për këto kompani. Sasia e sipërfaqeve pyjore që hiqen për shkak të shfrytëzimit minerar është shumëfish në raport me atë që ne ngremë si shqetësim për shfrytëzimin e paligjshëm ose të padrejtë të pyjeve”, tha Mediu.

Deri me tani rreth 450 hektarë ose 16 për qind e siperfaqes se vendit ka status specifik te mbrojtjes. Per rikuperimin e shume zonave te mbrojtura si Lura, por edhe shume zonave të tjera kerkohen milionë euro investime, te cilat duhet te jene edhe te perqendruara.

Deri me tani ne tregun e lendes drusore operojne 250 subjekte.Mediu tha se per sigurimin e nje miremenaxhimi kerkohet qe procesi i shfrytezimit te jete per nje periudhe me te gjate se nje vit.

“Fenomeni më shkatërrues për pyjet do të ishte besoj një shfrytëzim joracional i tyre me shfrytëzime  për një periudhë të shkurtër duke i lënë vend shumë më tepër abuzimit. Duke ndjekur edhe përvojën e vendeve të tjera është vënë re që një marrëdhënie më afatgjatë e shfrytëzimit të pyjeve e kthen atë në interes konkret tek ndërmarrjet që shfrytëzojnë për ta ruajtur dhe mirëmbajtur”, tha Mediu.

Mediu ne kete takim me perfaqesues te ministrive te linjes dhe eksperte te pyjeve tha se jo rralle pushteti vendor ka abuzuar me djegien e disa siperfaqeve pyjore.

Top Channel