Një 25-vjeçare nga fshati Hotesh i Komunës Luzni në rrethin e Peshkopisë
është arrestuar sot me akuzën e vrasjes se vjehrrës se saj 63-vjeçare.

Viktima Naime Skuka rezultonte e zhdukur prej tre ditesh, por sipas policise qe arrestoi shtetasen Xhemile Skuka, nusja e djalit te viktimes, 63-vjeçarja ishte qelluar dhe vrare me mjete te forta e me pas dyshohet se ne bashkepunim me kunaten e kane varrosur viktimen ne kasollen e lopes.

Sipas te dhenave te para ka qene nje person qe ka pare ngjarjen dhe qe ka njoftuar ne polici. Viktima dhe autorja jetonin se bashku ndersa bashkeshorti i saj eshte emigrant ne Greqi. Sipas deshmitareve mes dy grave kishte nje konflikt te vazhdueshem per shkak te bashkejeteses se veshtire qe perfundoi me nje vrasje.

Top Channel