Përmbarimi në shtëpinë e Tahirit

29/01/2013 00:00

Gjykata Civile e Tiranës ka lëshuar një tjetër vendim ndaj deputetit
socialist Saimir Tahiri, vendim i cili pritet t’i dërgojë atij Zyrën e
Përmbarimit në shtëpi për të ekzekutuar gjobën 2 milionëshe të vendosur
në favor të fëmijëve të Kryeministrit, Argita Malltezi dhe Shkëlzen
Berisha.

Gjyqtari Ilir Çeliku referuar dy padive të Argita Malltezit dhe të të vëllait, Shkëlzen Berishës shprehet se sipas dy vendimeve gjyqësore të mëparshme atij të Shkallës së Parë dhe të Apelit detyrohet i padituri Saimir Tahiri te demshperbleje Argita Malltezin me shumën e 1 milion lekë e po ashtu me nje milion lekë edhe Shkëlzen Berishën.

Sipas gjyqtarit, ky vendim përbën titull ekzekutiv e për këtë urdhërohet Zyra e Shërbimit Përmbarimor të ekzekutojë vendimin, që në terma jo gjyqësore do të thotë që të jetë përmbarimi ai që do të marrë detyrimin monetar të deputetit për t’ua kaluar dy fëmijëve të Kryeministrit.

Behet fjale per gjoben e lene ne fuqi me heret nga apeli ndaj deputetit socialist, i cili konsiderua fajtor per shpifje ne dem te femijeve te Kryeministrit, gjobe e cila u reduktua nga 2,5 milione per secilin padites ne perkatesisht nje milion lekë.

I kontaktuar ne telefon nga Top Channel deputeti Tahiri deklaroi se nuk ka dijeni per kete urdher ekzekutimi, por qe sipas tij ai do t’i drejtohet gjykates per pezullim te ketij vendimi qe pritet t’i dergoje permbaruesit ne banesë.

Top Channel