Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e TAP

20/01/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha priti në një takim zyrtar përfaqësues të kompanisë së gazsjellësit “Trans Adriatik”, të cilët dy ditë më parë firmosën marrëveshjen që përcakton përfitimet e Shqipërisë në rast se projekti shpallet fitues.

Drejtori i konsorciumit, Kjetil Tungland informoi kryeministrin Berisha mbi detajet e përgatitjes së projektit, duke marrë angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për gazsjellësin, si projekti më efikas dhe efiçent i furnizimit të BE-së me gazin azer të Shah Denizit.

Për kryeministrin shqiptar, ky projekt, ku do të investohen rreth 2 miliardë euro, do të punësojë direkt dhe indirekt, mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë.

Me 140 kilometrat që kalojnë nëpër territorin shqiptar, “TAP” do të sjellë gazin nga Kaspiku dhe Azia Qendrore në Europën Perëndimore si dhe do t’u mundësojë familjeve shqiptare furnizimin me gaz në çdo shtëpi si dhe energji për ngrohje e gatim me koston më të ulët.

Pas marrëveshjes me konsorciumin, në vijim pritet të pëmbyllet edhe Marrëveshja Ndërqeveritare mes Republikave të Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë rreth projektit të TAP-it.

Top Channel