“Privatizim i Albpetrol është abuziv”

06/12/2012 00:00

Privatizimi i Albpetrol është abuziv dhe prej tij përfitojnë disa prej qeveritarëve aktualë.

Kështu është shprehur kryetarja e forumit rinor euro-socialist, Erisa Spiropali në takimin e FRESSH në qytetin e Patosit.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin specialistë me përvojë në sektorin e naftës, deputeti Armando Subashi, kryetarja e Bashkisë së Patosit si dhe anëtarë të FRESSH-it në Patos.

Të pranishmit janë shprehur se privatizimi i Albpetrol hedh në rrugë mijëra specialistë në sektorin e naftë-nxjerrjes.

Top Channel