Armë shqiptare në R.D. të Kongos

23/11/2012 00:00

Pushtimi i qytetit Goma në lindje të Republikës Demokratike të Kongos nga rebelët zbuloi një aferë që përfshin edhe Shqipërinë. Rebelët e ushtrisë M23 kapën armatimet e lëna pas nga ushtria kongoleze. Në pamjet e regjistruara nga gazetarët e agjencisë “Reuters” zbulohet se ushtria kongoleze përdorte armatim shqiptar.

Bëhet fjalë për predha mortajash të rënda 120 milimetra që kanë dalë nga rezervat e ushtrisë shqiptare dhe kanë përfunduar në duart e ushtrisë kongoleze.

Një ushtar i forcave rebele tregon arkat me predha mortajash mbi të cilat ka mbishkrime në gjuhën shqipe. Ato janë predha murtajash të rënda që janë prodhuar deri në vitin 1985 në Shqipëri.

Këto të dhëna jepen në arkën e ambalazhit të këtij armatimi që duken qartë në kampin e ushtrisë kongoleze, e cila u tërhoq përballë sulmit të rebelëve.

Dërgimi i armëve në Kongo nga ana e Shqipërisë është lehtësisht e verifikueshme edhe në një raport të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në listë saktësohet se në 26 tetor të vitit 2011 është dhënë një liçencë që ka skaduar në 25 tetorin e vitit 2012 për të dërguar në Kongo 200 copë mortaja 82-milimetërshe, 60 copë mortaja 120-milimetërshe, të cilat nuk u dërguan dhe 10 mijë copë predha mortajash 120-milimetërshe që mbërritën në Kongo nëpërmjet Malit të Zi, si vend tranzit dhe janë pikërisht predhat e filmuara nga “Reuters” në qytetin Goma, në lindje të Kongos.

Ky vend për shumë kohë ka qenë nën embargon e armëve nga ana e Kombeve të Bashkuara për shkak se një luftë e përgjakshme civile ka shkaktuar për vite të tëra plot 5 milionë viktima.

Ndërkohë, më 29 nëntor të vitit 2011 Kombet e Bashkuara zgjatën edhe me një vit embargon e armëve që prekte të gjitha grupet rebele në këtë vend afrikan.

Por embargon e kanë çarë armët shqiptare, të cilat janë përdorur në masë në luftën e Kongos. Predhat 120-milimetërshe tashmë janë në duart e grupeve rebele që kërkojnë të pushtojnë të gjithë vendin, i cili drejtohet nga një emër i njohur si president, Zhozef Kabila.

Predhat e mortajave në sasi të mëdha ndodhen në depot e ushtrisë shqiptare, shumë prej tyre janë demontuar në Gërdec e së fundmi në uzinat ushtarake si dhe disa poligone të caktuara nga ushtria.

Pak kohë më parë shpertheu edhe një debat i fortë politik për trafikun e armëve, pasi deputeti Erjon Braçe akuzoi se Ministria e Mbrojtjes po bënte trafik armësh duke i çuar sasi kolosale një kompanie serbe në Malin e Zi.

Me rindezjen e konfliktit në Kongo, në skenë dolën armët shqiptare që tashmë janë edhe në duart e ushtrisë dhe në duart e rebeleve dhe po shkaktojnë viktima në këtë vend të trazuar afrikan.

MM: Shitja e predhave e ligjshme

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se në këtë rarts nuk kemi të bëjmë me shkelje të ligjit, pasi shitja e predhave qeverisë së Republikes Demokratike te Kongos është bërë në mënyrë legale.

Zyrtarë të kësaj ministrie thanë se në dijeni për këtë aktivitet janë edhe Kombet e Bashkuara dhe se Republika Demokartike e Kongos nuk është nën embargo armësh.

“Ministria e Mbrojtjes sqaron se këtu s’ka aësnjë skandal e asnjë lajm. Shitja e predhave qeverisë së Republikës Demokratike të Kongos është ligjore. Kjo shitje është raportuar në OKB. Përdorimi i fundit i predhave shqiptare është nga vetëranët e luftës të qeverisë së RDK, që nuk është në embargo. Gjithçka është bërë brenda akteve ligjore. Nëse rebelët kanë shtënën në dorë këto armatime, kjo nuk është përgjegjësia jonë”, deklaroi një zyrtar i MM.

Zyrtari në fjalë ka akuzuar Top Channel, si televizioni që transmetoi i pari lajmin për dërgimin e predhave shqiptare në Kongo, për qëllime dashakeqe në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë.

“Pamjet e Top Channel vijnë në prag të 100-vjetorit të pavarësisë dhe pasi Shqipëria mori vlerësime nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen për rolin e saj në paqen dhe sigurinë globale”, shtoi zyrtari.

Top Channel i përgjigjet Ministrisë së Mbrojtjes

Top Channel sqaron Ministrinë e Mbrojtjes se ka pasqyruar pamjet e e armëve shqiptare në konfliktin kongolez, ashtu siç janë transmetuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në lidhje me pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Top Channel i kërkon kësaj ministrie që t’i drejtohet agjencisë “Reuters” dhe rebelëve kongolezë, se përse zgjodhën pikërisht këtë ditë për të kapur dhe transmetuar pamjet e armëve shqiptare në konfliktin e Kongos, që ka shkaktuar gjithë këto viktima.

Lufta e madhe e Afrikës

Frika e luftës civile në shkallë të gjerë është rikthyer në Kongo, pas një përshkallëzimi të ri të situatës me mësymjen e qytetit lindor të Goma-s nga forcat rebele.

Një muaj pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-se deklaroi se ka ndërmend të vendosë sanksione ndaj liderëve të lëvizjes rebele M23 dhe të gjithë atyre që shkelin embargon e armëve të vendosur Republikës Demokratike të Kongos, kryengritesit moren nen kontroll Goma-n dhe refuzojne te largohen prej andej.

Mesymja e tyre detyroi Forcat e Kombeve te Bashkuara te terhiqen. Mijera vete jane larguar nga zona e luftimeve perreth qytetit Sake, qe e pretendojne te dyja palet. Pas marrjes se Goma-s, levizja rebele M23, qe besohet se mbeshtetjet financiarisht por edhe me arme nga Ruanda eshte betuar te cliroje te gjithe vendin, duke pershkallezuar serish tensionet ne rajonin e paqendrueshem.

Teksa Kongo perpiqet te rigrupoje ushtrine e saj te copezuar, presidenti Laurent Kabila pezulloi nga detyra kreun e forcave tokesore pas akuzave qe nje paneli ekspertesh te OKB-së se i ka shitur arme grupeve te tjera te armatosura ne lindje. Shefi i krahut politik te M23-shit, Jean Marie Runiga deklaroi se pavaresisht apeleve te qeverise, rebelet nuk do te terhiqen te pakten jo derisa Kabila te vendose te hyje drejtpërdrejte ne bisedime me ta.

Konfliktet e brendshme e mundojne kete vend prej shume kohesh, aq sa Kongo eshte kthyer ne epiqendren e asaj qe eksperte e perkufizojne si “lufta e madhe e Afrikes”.

Edhe pse u firmos nje marreveshje paqeje dhe ne 2003-shin u krijua nje qeveri tranzicioni, banoret e zonave lindore nuk i shpetuan terrorit te milicise dhe ushtrise. Lufta ka marre 3 milione jete njerezish qofte si pasoje direkte e perplasjeve te armatosura, qofte per shkak te semundjeve apo kequshqyerjes. Ajo eshte cilesuar si emergjenca ndoshta me e madhe e Afrikes per dekada te tera. Por pervec asaj ekonomike, konflikt ka dhe nje ane politike. Luftimet ushqehen nga pasuria e jashtezakonshem e Kongos me minerale dhe te gjitha palet po perfitojne nga anarkia e krijuar per te shfrytezuar sa me shume burimet natyrore. 

Top Channel