“Drejtuesit e CEZ-it, paga “sulltanësh””

13/11/2012 00:00

Partia Socialiste denoncoi sot pagesat, sipas saj stratosferike të menaxherëve të “CEZ”-it në Shqipëri.

Stafi drejtues, sipas deputetit Arben Ahmetaj paguhet me 300 mijë euro në muaj, ndërsa financat e kompanisë kanë shkuar drejt zeros.

”Manaxherë dhe jomanaxherë të grupit çek, i kanë vendosur vetes paga marramendëse. Këtu kam një tabelë, e thënë ndryshe një bordero e dhjetë manaxherëve dhe jomanaxherëve të grupit çek. Këto janë pagesat që ata i lejojnë vetes, në një kohë kur kompania ka dështuar dhe në zinxhirin elektroenergjitik, ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë dëme deri tek buxheti i shtetit. Shikoni këtë shifër, manaxheri kryesor fiton 66 mijë euro në muaj, ndërsa një manaxher i nivelit teknik, merr 27 mijë euro. Pagesa vetëm për një muaj i këtij grupi të dhjetë drejtuesve kryesorë, shkon në 375 mijë euro”, akuzoi socialisti Arben Ahmetaj.

Top Channel