Deputeti socialist Arben Ahmetaj, që prej disa ditësh denoncon papërgjegjshmërinë e qeverisë dhe Entit Rregullator të Energjisë për menaxhimin e sektorit nga CEZ, e cilësoi të vonuar dhe të dështuar fillimin e hetimeve nga ERE për këtë kompani, siç u njoftua prej entit një ditë më parë.

“Shikoni se si vlera e një kompanie shkon nga 264 milionë dollarë në 13.4 milionë. Në vitin 2012, për shkak të humbjeve të akumuluara, kjo vlerë shkon negative. ERE kujtohet pas vitesh, kur sistemi është në prag të kolapsit, të bëjë një investigim. ERE dhe qeveria shqiptare janë me vonesë”, deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj tha se ka tre vjet që CEZ jo vetëm që nuk ka kryer asnjë investim, por ka përkeqësuar situatën energjitike duke i shkaktuar shtetit dhe shqiptarëve piramidën energjitike që pritet të ketë pasoja të rënda për ekonominë vendase.

Top Channel