Shqiptari nga Kosova, Ladi Mulliqi ka hedhur në Gjykatën e Lartë në
Londër autoritetet britanike të emigracionit dhe ka fituar nga Gjykata
një dëmshpërblim prej disa mijëra stërlinash për shkak të mbajtjes në
qendrat e emigracionit përtej afateve normale, ndërkohe qe pret
riatdhesimin e tij ne vendlindje.

27-vjeçari ka ardhur ne Britani kur ka qene 12 vjeç, por ka humbur te drejten e qendrimit te metejshem ne Britani, pas mbushjes se moshes 18-vjeçare.

Autoritetet e emigracionit kane tentuar disa here ne menyre te pasukseshme per ritdheshimin e tij pas mbarimit te denimit per disa vepra penale. Gjykatesi Justice Irwin ne Gjykaten e Larte ne Londer permendi denimet e Mulliqit per disa vepra penale si demtim kriminal, placiktje e deri sulm fizik ndaj personit ku ai u denua me 18 muaj ne dhjetor te 2009.

Shqiptari me pare kishte apelur per qendrim te metejshem, por autoritetet e emigracionit nuk ja shqyrtuan kerkesen as pas gjashte vjetesh kohe qe ai ka kryer veprat penale.Autoritetet britanike te emigarcionit e kane mbajtur Mulliqin ne burg edhe pas mbarimit te denimit me burg edhe per 19 muaj te tjere pikerisht ky fakt ka bere qe gjykatesi Irwin, te vendosi se emigranti shqiptar ne baze te ligjit ka te drejte demshperblimi, i cili pritet te bihet dakort per shumen mes paleve, ne te kundert ne seancen tjeter gjykatesi do te vendos vete per shumen.

Emigranti shqiptar nese do te kthehet ne Kosove apo Shqiperi do te kthehet te pakten nga Londra me disa mijera sterlina pas nje vendimi te Gjykates se Larte.

Top Channel