Dobrun, shkolla jashtë çdo standardi

13/10/2012 00:00

Mira duhet te zgjohet heret, pasi ajo ka çelesin e shkolles Haxhi
Ramadani .Eshte me e madhja ne klasen e vetme te shkolles ne fshatin
Dobrun te Kukesit, ndaj dhe i takon detyra e ngrohjes se klases.

Ne kete klase qendrojne 20 nxenes, nga klasa e pare ne te katert.  “Mësimi është shumë i vështirë por ne duhet ta realizojmë planin mësimor”, thotë mësuesja.

Deri ne oren 12.00 ata duhet te mesojne te gjitha lendet, nje mesim i veshtire per nxenesit, por edhe per mesuesen, e cila na tregon se ne dimer çatia, pikon, nuk ka energji elektrike, dhe si pasoje nxenesit nuk shohin mire, kur erresohet apo koha nuk eshte e mire, si dhe nuk ka tualet.

Kjo shkolle, e cila nuk ploteson asnje kusht normal, edhe pse se fundmi ka edhe nje mjedis qe duhet te sherbeje si kopesht.Banorët thotë se ndihen të lënë pas dore.

Gjendja mbetet e veshtire edhe pas perfundimit te shkolles fillore, pasi per te vijuar gjimnazin nxenesit duhet te ecin 90 minuta ne kembe, çka ben qe ne stinen e dimrit nje pjese e tyre te qendrojne ne Shqiperi.

Prinderit jane te shqetesuar, per femijet dhe per shkollimin e tyre.

E ndersa gjendja e kesaj shkolle nuk ka ndryshuar qe nga viti 2000, ministri i Arsimit pak dite me pare deklaroi ne Komisionin e Medias se eshte i njohur me gjendjen e veshtire te shume shkollave ne fshatra, dhe Ministria e tij po punon per gjetjen e zgjidhjes se ketij problemi.

Top Channel