Ndërtimet pa leje, këshilltarët e PS denoncojnë

06/10/2012 00:00

Kryetarët e njësive bashkiake numër 5 dhe 7 në kryeqyet kanë denoncuar
lulëzimin e ndërtimeve pa leje në territoret që ata administrojnë,
ndërkohë që Bashkia e Tiranës nuk merr parasysh ankesat e tyre për këtë
shqetësim.

Kryetarja e njesisë 5, Jeta Seitaj denoncon shtimin e kateve në një objekt prane stadiumit ‘Dinamo’, nderkohe kryetari i njesise 7, Erjon Koka denoncon ndërtimin e një objekti pranë klubit “Partizani”.

“Në Tiranë kanë filluar një lumë ndërtimesh pa leje dhe nga Bashkia e Tiranës ne nuk po gjejmë mbështetje për bllokimin e këtyre ndërtimeve pa leje”, tha Seitaj.

“Në vazhdën e ndërtimeve pa leje, që zakonisht ndodhin gjatë fushatave elektorale po shikojmë që jo vetëm nuk u ndalua pasi mbaroi fushata elektorale, por po vazhdon përditë. Shohim me shqetësim të madh që nuk kemi asnjë lloj strukture të Bashkisë së Tiranës, e cila të funksionojë për këtë punë, për parandalimin e ndërtimeve dhe jo më pastaj të flasim për prishjen e ndërtimeve pa leje, që janë ndërtuar në zonat tona”, tha Koka.

Këshilltarët socialistë në Bashki i kërkojnë kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha te marre ne konsiderate shqetesimet e kryetarëve te minibashkive, fenomen i ngritur me shqetësim nga bisedat me komunitetit ne te gjithe territorin e kryeqytetit, nderkohe qe nuk eshte zhvilluar asnje mbledhje e KRRT-së për dhenien e lejeve të ndërtimit.

“Eshtë një situatë krejtësisht jashtë kontrollit kjo e ndërtimeve pa leje, një situatë për të cilën ne e konsiderojmë si ushqim ndaj korrupsionit, i cili ka marrë përmasa dramatike në Bashkinë e Tiranës. Nëqoftëse Basha e ka centrilazuar në dorën e tij gjithcka në Tiranë, kjo ka vetëm një emër: ai ka marrë nën kontroll jetën e kryeqytetit, për të mbushur xhepat e tij dhe të njerëzve që e rrethojnë, për të vazhduar çdo ditë dhe çdo orë për të bërë vetëm një gjë, siç vodhi në 8 maj, për të vazhduar të vjedhë qytetarët e kryeqytetit”, u shpreh Aldrin Dalipi, kryetar i grupit të Këshilltarëve Socialistë.

Ndertimet pa leje nisen qe ne prag te zgjdhjeve lokale. Pas tyre u ndermor nje aksion per prishjen, prej te cilit rane vetem disa objekte, nderkohë qe te tjera jane ne ndertim e siper, deklaruan keshilltarët dhe kryetaret minibashkive të opozites.

Top Channel