Nisma e PS, “Unë jam FRESSH”

30/09/2012 21:17

Ka marë start fushata “Unë jam FRESSH”, me nismën e Partisë Socialiste.

Gjatë manifestimit përvec të rinjve anëtarëv të FRESSH kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij deputeti i PS, Pandeli Majko theksoi se ky manifestim bëhet ndaj 8 viteve keqqeverisje në vendin tonë, ndërsa më tej Majko theksoi se tashmë ka filluar koha për ndryshimin e shumëpritur të vendit tonë.

Kryetari socialist, Edi Rama theksoi gjatë fjalës së tij se ky manifest përbën shpresën dhe vullnetin për të jetuar ne një Shqipëri më të mirë.

“Ky manifest përben një dokument që është shumë më tepër se një fletëpalojse. Ky manifest përbën një vullnet dhe një shpresë për të jetuar në një Shqipëri më të mire. Ai është vijë ndarëse mes një politke të vjetër dhe një të reje mëshiruar në fjalën “Unë jam FRESSH”. Forumi rinor duhet të përbëhet nga kurajoja dhe ju jeni mishërimi i kësaj kurajoje. Kur të vimë ne në pushtet, kush fiton më pak do të paguajë më pak kush fiton më shumë do të paguajë më shumë. Shteti të jetë në shërbim të të gjithëve në mënyrë të barabartë. Sot Kryeminstri paguan më pak taksa se pastruesja e kryeministrisë. Sot PS më shumë se kurrë ka nevojë për secilin prej jush, duke u bërë zëdhënësi i saj kudo”, mbylli mesazhin e tij kreu i PS, Edi Rama.

Në përfundim tingujt muzikorë argëtuan për disa minuta të pranishmit, kryesisht të rinj.  

Top Channel