Shembja e shtëpive, reagon drejtoria e Monumenteve

27/09/2012 00:00

Një ditë pas shembjes se mureve te dy prej ndertesave te Pazarit te
Korces ka reaguar edhe Drejtoria e Monumenteve te Kultures e cila e ka
cilesuar kete ngjarje si te qellimshme.

Sipas drejtoreshes Jorida Nemaçka nuk mund te percaktohet se cili ka qene qellimi i personave qe kane shkaktuar kete shembje, por ajo ka perjashtuar amortizimin si shkak duke kerkuar edhe ndeshkimin e autoreve.

Dy prej ndertesave te asamblit te Pazarit te Korces pesuan shembje te mureve te tyre vetem nje dite me pare duke shenuar  te disaten humbje te ndertesave me vlera historike per qytetin e Korçes.

Top Channel