Kakavijë, sekuestrohen 10 kg drogë

24/09/2012 00:00

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 10 kg lëndë narkotike në një
autobus të linjës Gjirokastër-Athinë dhe ka vënë në pranga dy persona.

Burimet policore të Gjirokastrës deklaruan se gjatë një kontrolli të ushtruar në bagazhet e udhëtarëve në autobusin e linjës “Maska Travel”, Gjirokastër-Athinë, është pikasur se në brendësi të 4 kuti djathi, fshihej lëndë narkotike.

“Në çdo teneqe llamarine kishte nga një radhë djathi dhe poshtë djathit kishte lëndë narkotike, rreth 10 kg”, sqarojnë burimet policore. Pas sekuestrimit të drogës, uniformat blu kanë shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për transportimin e drogës, që mendohet se kishte për destinacion shtetin helen. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbulimin e origjinës së drogës dhe personave të përfshirë në rrjetin e narko-trafikut.

Top Channel