Itali, babë e bir arrestohen me drogë

20/09/2012 01:00

Dy shqiptarë, babë e bir, janë arrestuar në Itali për posedim kokaine.

Dy shtetasit janë Sherif dhe Armando Demirxhiu, përkatësisht  44 dhe 19-vjec.

Sherif dhe Armando Demirxhiut i’u kap një sasi kokaine në shtëpinë e tyre në shtetin fqinj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në apartamentin e shqiptarëve nga ana e organeve të anti-drogës italiane, 44-vjecari tentoi ta fshehë drogën tek e bija 12-vjecare.

Dyshohet se 44-vjecari e ka transportuar kokainën nga Shqipëria 10 ditë më parë.

Top Channel