Berisha inauguron një shkollë në Fier

20/09/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Fier, ku mori pjesë në
inaugurimin e shkollës së mesme “Janaq Kilica”, nje investim prej 187
milione lekesh. Kjo shkolle konsiderohet si nje insitucion mesimor i
standardeve te larta, pasi eshte e pajisur me kabinete dhe laboratore
moderne, si dhe me palester dhe fushe sporti per 1200 te rinjte qe
mesojne atje.

Gjate takimit me nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle ne Fier, kryeministri Berisha u premtoi atyre se qeveria e tij nuk do te ndaloje përpjekjet për ta ngritur arsimin e brezit të ri në nivele edhe më të larta. Duke përgëzuar për bashkëpunimin frytdhënës mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore në qarkun e Fierit, kryeministri u shpreh se në sajë të këtij mirëkuptimi në këtë qytet janë ndërtuar dhe rindërtuar nga viti 2006 e deri më sot 56 objekte shkollore, nga të cilat 16 prej tyre jane shkolla të reja.

Kryeministri theksoi se gjatë këtyre viteve qeverisje janë ndërtuar dhe rindërtuar 1300 shkolla dhe garantoi se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës çdo shkollë, duke përfshirë edhe ato në largësitë më të mëdha të territorit të këtij vendit, do të ketë ketë standardet më të mira evropiane.

Top Channel