Prishet muri rrethues i Pallatit të Brigadave

17/09/2012 00:00

Projekti për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, me disa korsi po vijon
edhe pas dhjetëra protestave te ambjentalisteve dhe perfaqesuesve per
mbrojtjen e trashegimise kulturore.

Pas prerjes se dhjetëra pemeve, tanime rradhen e ka heqja e murit rrethues te Pallatit te Brigadave, nje nder objektet e vyera te trashegimise kulturore te kryeqytetit. Punetoret e firmes se ndertimit kane nisur heqjen e murit rrethues, nje mur i cili duhet te rivendoset serish pak metra me tutje, pasi kjo ishte kerkesa e Kryeministrit, pas protestave te njepasnjeshme te perfaqesuesve per mbrojtjen e trashegimise kulturore.

Pallati i Brigadave dhe muri rrethues i tij, jane nder veprat me te vjetra te Tiranes. Zgjerimi i kesaj rruge eshte kontenstuar disa here nga shoqeria civile, pasi firma e ndertimit ka nisur punen pa nje leje mjedisore, dhe pa nje projekt te miratuar e te bere publik per zgjerimin e rruges.

Top Channel