Bënçë, kërkohet ristaurim i ujësjellësit dyshekullor

13/09/2012 00:00

Banorët e fshatit Bëncë, ende përdorin sot ujësjellësin që Ali Pashë
Tepelena i bëri si dhuratë kësaj zone për të vaditur tokat.

Ndertimi me 20 kembe dhe harqe eshte vendosur mbi nje ure guri dhe eshte nder te vetmet vepra ndertuar nga Ali Pashë Tepelena qe eshte funksionale.

Ura eshte demtuar vecanerisht nga lekundjet sizmike ne zone dhe ajo ka humbur edhe harqet. Udhëtarë nga e gjithë Europa ndërsa gjenden në jug të Shqipërisë shfaqin interes për ndërtimet e Ali Pashës, ndërtime që edhe për shkak të formatit të figurës së Aliut janë të mbuluara më një lloj misteri.

Në kohën e pashallëkut të Janinës dhe sidomos mes viteve 1790 -1810 janë ndërtuar në të gjithë Jugun e Shqipërisë më shumë se 70 objekte publike, ura mbi lumenj, ujësjellësa, diga, rrugë malore, hane, magazina dhe dhjetëra ndërtesa. Ujësjellësi i Bënçës është ndër veprat e rralla që ende dëshmon periudhën e ndërtimeve.

Top Channel