Shtohet numri i gjimnazistëve

06/09/2012 00:00

Edhe pse numri i fëmijëve që shkojne në klasë të parë, është më i ulët se
një vit më parë, numri i nxënësve të regjistruar në sistemin 9-vjeçar
dhe të mesëm është rritur ndjeshëm.

Jane rreth 2600 fëmijë të emigrantëve shqiptarë, që janë regjistruar në shkollat shqiptare, pasi familjet e tyre jane detyruar te largohen nga Greqia dhe Italia, si pasoje e krizes ekonomike.

“Nëqoftëse flasim me shifra prej vitit 2011, deri në vitin 2012, kemi 2658 fëmijë emigrantësh të ardhur. Atyre u ofrohet, në rastin e shkollës 9-vjeçare, mundësia që të mësojnë më mirë shqipen, përmes dy orëve që i kanë jashtë kurrikulës”, thonë specialistët në Ministrinë e Arsimit.

Femijet e emigranteve shqiptare, si pasoje e problemeve  te theksuara ne gjuhen shqipe, para se te regjistrohen ne universitete, duhet te japin nje test ne gjuhen shqipe.

Ne shkollat e mesme te Tiranes te cilat jane me te kerkuara nga nxenesit, mesimi do te zhvillohet me dy turne, nderkohe, qe kete vit do te pilotohet sistemi 6-vjeçar, ku nxenesit do te jene vetem ne nje godine.

Top Channel