Paketa e PS për Kushtetutën. Prezantohet propozimi

06/09/2012 00:00

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit nuk e diskutoi të enjten në parim
kërkesën e Partisë Socialiste për të ndryshuar Kushtetutën në disa nene
të saj.

Këshilli u mblodh, por demokratët bënë një lëvizje suprizë, kur përdoren faktorin “kohë”, si argument për shtyrjen e debatit në parim rreth paketës për ndryshime kushtetuese.

Demokratet kerkuan dy jave kohe per t’u njohur me projektin, kerkese te cilen socialistet as e pranuan, as e kundershtuan me vote. Kjo do te thote se debati i vertete per ndryshimet kushtetuese te propozuara nga Partia Socialiste do te nise pas dy javesh. Socialistet nuk duket se ishin te pergatitur per kete skenar, pasi qe ne fillim te mbledhjes, kur kerkoi fjalen per procedure, nenkryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, dorezoi nje kerkese qe kishte te percaktuar si afat kohor per thirrjen e seances degjimore me ekspertet datat 14-15 shtator dhe sipas llogaritjeve te Partise Socialiste ky debat do te ishte gati per votim ne fund te shtatorit.

Nderkohe, relatori i opozites, Pandeli Majko, u kerkoi kolegeve te mazhorances te shohin me qetesi projektin e tyre dhe te mos debatojne politikisht. Duke konsideruar te prezantuar nismen e opozites, qe kur u diksutua fillimisht per imunitetet, zoti Majko nuk paraqiti nje material te shtjelluar, por foli rreth 4 minuta per menyren sesi duhej trajtuar paketa e ndryshimeve kushtetuese, qe sipas tij, ka ne thelb nje funksionim me te pavarur te sistemit te drejtesise shqiptare.

Demokratet, te cilet, kane hedhur poshte, parapraisht, çdo lloj mundesie per kompromis rreth kesaj pakete, u treguan kritike per mungesen e prezantimit te detajuar nga socialistet, duke theksuar se edhe materiali me shkrim nuk permbante modele krahasuese. Nderkohe, nepermjet Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, mazhoranca beri te qarte se dy projektet, ai i Partise Socialiste dhe çeshtja e imuniteteve, jane dy nisma te ndryshme qe nuk varen nga njera-tjetra. Ky qendrim shpjegon edhe pse demokratet kerkuan dy jave kohe per shqyrtimin e projektit te socialisteve, duke e vene serish opoziten, nen presionin e kohes per miratimin pa kushte te projektit konsensual te kufizimit te imuniteteve.

Ndërkaq, në një konferencë për shtyp, deputeti socialist Pandeli Majko e cilësoi si të papërgjegjshëm vendimin për shtyrjen e shqyrtimit të paketës së socialistëve.

“Kur sot ne po ofronim këtë konsensus maksimal, PD-ja gjeti rast të bëjë një humor të hidhur duke kërkuar dy javë dhe në këtë kohë kaq të vështirë dhe delikate janë një luks i tepruar. Kjo është një papërgjegjshmëri” tha Majko.

Ai ka theksuar se shqyrtimi i draftit të PS-së duhet të bëhet në mënyrë urgjente pas vetëm pak kohë ka mbetur që Shqipëria të marrë përgjigjen për statusin e vendit kandidat.

Strategjia e opozitës për vitin e ardhshëm elektoral

Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, u shpreh për Top Channel se qëndrimi i opozitës në kuadër të vitit të ardhshëm elektoral “duhet të jetë më i fortë dhe më i qartë në denoncimin e keqqeverisjes”.

“Mënyra e qeverisjes aktuale duhet denoncuar për faktin se Shqipëria për të tretin vit radhazi nuk kap standartet e BE-së dhe është vendi më i korruptuar”, u shpreh Gjinushi.

“Statusi kandidat nuk duhet të jetë “fallco” dhe reformat duhen bërë siç duhet. Në Shqipëri bëhen pseudoreforma”, shtoi kreu i PSD-së.

“Fronti opozitar është shumë i gjerë në vendin tonë, të gjithë duam të kthejmë demokracinë. E majta duhet të ketë besueshmëri dhe ka shumë rëndësi që opozita të mos jetë më palë e dështimit qeveritar. Vetëm në Shqipëri opozita akuzohet për dështimet e qeverisë”, deklaroi Gjinushi.

Top Channel