Lushnjë, ndotje alarmante prej djegies së mbeturinave

05/09/2012 00:00

Prej disa ditësh banorët e lagjes 18 tetori në Lushnjë po vuajnë ndotjen alarmante që vjen nga djegia e mbeturinave.

Qe nga data 30 fusha e mbetjeve eshte perfshire nga flaket te cilat ende nuk jane shuar. Djegia e tyre ka shkatuar nje re te madhe tymi ne qytet duke shqetesuar te gjithe banoret. Drejtues te ndermarje se puneve publike ne Lushnje shprehen se nga ana e tyre jane bere te gjitha perpjekjet per fikjen e zjarrit, por ende nuk kane arritur shuarjen e tij plotesisht pasi zjarri eshte i permasave te medha.

Perfaqesues te Drejtorisë Rajonale te Mjedisit thone se gjendja po monitorohet dhe i eshte kerkuar bashkise te ndërhyjë.

Top Channel