Itali, dy shqiptarë në pranga

22/08/2012 01:50

Dy shqiptarë dhe një shtetas italian u arrestuan në orët e vona të së hënës në qytetin e Teramos, në lidhje me akuza të shpërndarjes së kokainës.

Sipas shtypit italian dhe gazetes lokale “Abruzzo24ore”, ndaj 27-vjeçarit Elidon Ngjela dhe 33-vjeçarëve Qemal Çela e Fabio Calabrese ekzistojnë prova të qarta të përfshirjes së tyre në xhiron e trafikut të substancave narkotike.

Forcat policore të karabinierisë bënë të ditur në deklaratën e tyre se dy shqiptarët punonin të maskuar si sipërmarrës, ndërsa italiani ishte vartësi i tyre, si personi që shpërndante drogën në terren.

”Postieri” Calabrese ishte njeriu që dërgonte dozat tek personat, që i porosnin më parë sasi të ndryshme, ndërsa shqiptarët ishin ata që siguronin drogën.

Përgjimet paraprake kanë vërtetuar se midis blerësve përfshiheshin figura të rëndësishme publike në Teramo, sipërmarës, këshilltarë shoqërish, balerina, politikanë vendas, por edhe persona të tjerë nga të gjitha shtesat e popullsisë.

Në total, numri i zbuluar i blerësve që do të thirren në prokurori në cilësinë e dëshmitarëve është rreth 50.

Top Channel