Rikonstruksion i rrugës “Gramoz Pashko”

09/08/2012 00:00

Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ka inauguruar nisjen e punimeve për
asfaltimin dhe sistemimin e rrugës “Gramoz Pashko”,në njësinë bashkiake
numër 2 në kryeqytet.

Ne prononcimin per mediat Basha u shpreh se kjo rruge prej 10 vitesh ishte lënë në gjendje të mjerueshme, ndërsa ka nënvizuar se projekti parashikon, sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atij të pijshëm, linjes elektrike dhe gjelbërimit.

Sipas kryebashkiakut javen e ardhshme pritet të nisin punimet edhe për disa rrugë të tjera në blloqe banimi, të cilat do të rrisnin ndjeshëm cilësinë e jetës për qytetarët e Tiranës.

Top Channel