Pronat, sherr grupesh në Vlorë

03/08/2012 00:00

Rreth orës 20.45 minuta të enjten në mbrëmje në afërsi të pallatit të
Sportit Flamurtari, në Vlorë katër persona kanë mbetur të plagosur pas
një debati për çështje pronash mes dy grupeve.

Ngjarja ka nisur me debat verbal. Por ne gjakenxehtesi, një nga personat i perfshirë në këtë konflikt ka  qelluar me pistolete në drejtim të grupit tjeter. Me pas se bashku me tre persona te tjere ai eshte larguar nga vendngjarje me shpejtesi me disa automjete me targa te Fierit.

Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe ka shoqëruar të katër të plagosurit drejt spitalit të Vlorës. Më pas ka identifikuar  personat dhe mjetet me të cilat ishin nisur në drejtim të fierit dhe ngritur dy postoblloqe.

Por autorët e krimit u kanë sherthyer postoblloqet duke goditur makinat e policise. Por ata nuk kane mundur te shpetojne ndjekjes dhe polisa ka arritur t’i ndaloje ne autostradën Levan –Tepelene. Te kater presonat e dyshura per krimin jane nga Fieri. Ata pohuan ne polcin se konflikti nis per shkak te pronave. Ndërkohë katër të plagosurit janë banorë të Vlorës dhe tashme ndodhen jashte rrezikut për jetën pasi ishin plagosur ne pjesen e poshte, te trupit.

Top Channel