Berisha: Opozita bllokoi Levan-Tepelenë

02/08/2012 00:00

Brenda pak muajve Levani, në dalje të Fierit është shndërruar në një
pikë nevralgjike të infrastrukturës rrugore shqiptare. Nëse merr
djathtas, nje autostrade e re, e inauguruar te premten e kaluar, te çon
ne Vlore.
Nëse merr majtas, një tjetër autostradë e re, të çon në Tepelenë.

Kete jave, kryeministri Berisha u kthye majtas, per te inauguruar segmentin e pare te autostrades prej 38 kilometrash, qe i bie mes per mes lugines se Vjoses, me nje panorame mbreselenese dhe shkon e perfunduar teresisht deri ne Damas.Aty lidhet me segmentin e dyte, ende te paperfunduar, qe shume shpejt do ta coje  autostraden deri ne Tepelene.

Per kryeministrin Berisha ndertimi i kesaj autostrade eshte nje sherbim i madh qe u behet shqiptareve, pasi, sipas tij, ndertimi i nje infrastrukture moderne eshte kusht themelor per zhvillimin e vendit dhe nje nga bazat kryesore per rritjen e punesimit.

“Rrugët janë para së gjithash dhe mbi të gjitha punësim, sepse rrugët janë korridoret e energjisë së tregut. Kjo qeveri do të bëjë gjithçka që të asfaltojë kudo dhe në të gjithë vendin. Ku jetojnë shqiptarë të kenë rrugë të asfaltuara. Kjo është ‘Leva e Arkimedit’, për të nxjerrë njerëzit nga varfëri, për të bërë të vlefshme tokën e tyre aty ku janë, për të bërë që të punojnë dhe të prodhojnë”, tha Berisha.

Çeshtjen e punesimit kryeministri Berisha e trajtoi duke cituar edhe nje raport te Komisionit Europian, qe analizon se Shqiperia per shkak te reformave ekonomike dhe ndertimit te infrastruktures po merr investime te huaja dhe po ruan nje rritje pozitive ekonomike. Keto te dhena kryeministri Berisha i perdori per t’i ballafaquar me qendrimin e opozites per rritjen e papunesise.

“Po Komisioni Evropian dhe institucione të tjera do të pohonin se Shqipëria është vend i vetëm në të cilin papunësi u ul në mënyrë progresive dhe pastaj vazhdoje i nderuar zotëri përrallën e Ramizit se Shqipëri ka 1 milion të papunë. Jo more zotëri, ulet papunësia, se ndërtimi i rrugëve krijon shanse të mëdha për zhvillimin e tregut, për zhvillimin e fermave, për zhvillimin e sipërmarrjeve lehtëson transportin. Ndaj dhe nuk keni pse çuditeni zotërinj opozitarë, se pse Komisioni Evropian shpall se Shqipëria është vendi i vetëm, ku papunësia gjatë viteve të krizës u ul në mënyrë progresive”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha beson se me rruget dhe investimet ne infrastrukture, qeveria e tij ka ndertuar themelet e nje mandati te trete, i cili do te kete si objektiv klasifikimin e Shqiperise, si nje vend i zhvilluar. Ky objektiv sipas kryeministrit Berisha nuk do te lejohet te pengohet nga vota bllokuese e opozites.

“Ne ndërtojmë rrugët, ata përpiqen të bllokojnë rrugët. Nuk votuan në parlament shtesën që u kërkua për ndërtimin e kësaj rruge. Jo bllokimi, por zhvillimi është ajo që kanë nevojë jetike fëmijet tuaj, ju, brezat që vijnë dhe Shqipëria në tërësi. Jo bllokimi, por zhvillimi është potenciali i madh i këtij vendi, ndaj dhe ne do të shfrytëzojmë  gjithçka për të zhvilluar Shqipërinë”, tha Berisha.

Sipas te dhenave te qeverise, qe nga viti 2005, kur Partia Demokratike erdhi ne pushtet jane ndertuar mbi 9 mije kilometra rruge dhe austostrada te reja. Kryeministri Berisha thote se perpara zgjedhjeve do te nise ndertimi i tunelit te Qafe Murrizit, si pjese e rruges se Arbrit dhe do te inaugurohen si te perfunduara segmenti i dyte i autostrades Levan-Tepelene, si dhe autostrada Tirane-Elbasan. 

Top Channel