Rreziku nga minjtë e mushkonjat

24/07/2012 00:00

Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje të gjitha komunave dhe
bashkive përfshirë dhe kryeqytetin, të bëjnë dezinfektimin dhe
dezinsektimin e territorit që administrojnë, pasi vihet re shtim i
insekteve dhe vektorëve të tjerë që përhapin sëmundjet infektive.

Sipas Silva Binos, mizat dhe mushkonjat jane te pranishme kudo dhe në shumicë, për shkak se pushteti vendor nuk kryen procesin e dezinfektimit dhe dezinsektimit.

“Eshtë një proces i lënë tërësisht pas dore nga pushteti lokal.Jemi përpjekur t’i tregojmë pushtetit lokal se sa i rëndësishëm është për menaxhimin e një qyteti apo të komuniteteve sepse është pjesë shumë e rëndësishme e jetesës së shumë njerëzve. Ka lidhje me bezdinë që krijojnë këto insekte, ka lidhje me transmetimin e sëmundjeve, pra ka lidhje me një seri që e bëjnë jetesën të vështirë dhe jo të durueshme”, tha Bino.

Sipas Binos, ne vend prej disa vitesh qarkullon mushkonja tiger, madje nje vit me pare ne vendin tone u shfaq semundja e teheve te Nilit, e cila tranmetohet nga insektet. Por me shqetesim Bino veren edhe shtimin e minjve.

“Kjo situatë është me të vërtetë një situatë që ka rëndësi. Nuk duhet të harrojmë që vitin që shkoi patëm transmetimin brenda vendit, të një sëmundje që është e rëndësishme, ethet e Nilit Perëndimor, e cila vjen nga disa lloje mushkonjash. Kemi qarkullim të mushkonjës tigër në të gjithë vendin, e cila është transmetuese e një sërë sëmundjesh”, tha Bino.

Instituti i Shendetit Publik, qe ne fillim te sezonit ka bere trajnimin e specialisteve te bashkive dhe komunave per te bere dezinfektimin dhe dezinsektimin e territorreve qe administrohen prej tyre, por asgje nuk eshte zbatuar ne terren.

Top Channel