21 Janari, dëshmojnë gardistët

18/07/2012 18:25

Ka vijuar në gjykatën penale të Tiranës proçesi në ngarkim të ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, gardistit Agim Llupo dhe Margarit Kumes, ku sërish janë dëgjuar nga gjykata dëshmitarët e radhës.

Në seancë ka dëshmuar mes të tjeresh edhe gardisti Alfred Ahmetcenaj, i cili theksoi se se garda nuk ka patur asnjë urdhër për të qëlluar dhe se efektivët kanë hapur zjarr sipas sjelljes së turmës.

Gardisti kujtoi se gjatë demonstratës persona të panjohur në turmë kanë kërcënuar me jetë efektivë të gardës, duke iu drejtuar atyre fjalë të tilla si “hidhni armët”, “kemi për t’ju vrarë”, “mos qëlloni”, etj. Nga këto fjalë gardisti pohoi se efektivët e ndjenë veten të kërcënuar.

“Ne dëgjuam në momentin që hyri makina në portën e kryeministrisë se ajo do të plaste, se kishte tritol në bagazh. Ndërsa rreth mesditës pash komandantin e gardës Ndrea Prendi të gjakosur në sy”, tha dëshmitari.

Top Channel