Topi dekoron veprimtarin Musa Demi

13/07/2012 00:00

Veprimtari i shquar i Lëvizjes kombëtare për pavarësinë e Shqipërisë dhe
një nga krijuesit e shtetit shqiptar, Musa Demi, u dekorua nga
presidenti i Republikës, Bamir Topi me urdhërin Nder i Kombit, pas
vdekjes.

Në ceremoninë e organziuar me këtë rast në Presidencë merrnin pjesë familjarë, të afërm dhe miq të Musa Demit.

Kreu i shtetit dekoroi Musa Demin me motivacionin: “Veprimtarit të shquar të Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar, për përhapjen e arsimit shqip dhe të librit në gjuhën shqipe, luftëtarit deri në fund të jetës për kauzën e zgjidhjes së problemit të popullsisë çame, të ndjekur nga trojet e veta, me dhunë, nga forcat fashiste greke, pas Luftës së Dytë Botërore”.

Top Channel