Vlorë, vritet me armë 8-vjeçari

12/07/2012 00:00

Një i mitur vetëm 8 vjeç është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Vlorës.

Femija, babai i tij dhe i vellai ishin duke fjetur ne veranden e shtepise se tyre ne lagjen “24 Maji”, kur dy persona me arme dhe maske tentuan te hyjne ne banese. Babai i femijes tregon se si ndodhi ngjarja e rende.

“Isha duke fjetur në ballkonin e banesës time, së bashku me dy djemtë. Në orën 2.30 minuta dy persona hipën në murin rrethus të banesë, në kohën që unë i ndjeva, njëri prej tyre më tha se tani që na ndoqe do të vrasim, dhe menjëherë qëlluan dy herë në drejtimin tonë me armë automatike dhe më pas u larguan. Dola për t’i parë se kush ishin por nuk i njoha. Konstatova së të dy personat ishin rreth 20-22 vjec, njëri kishte një kapele dhe tjetri ishte veshur me të zeza. Pasi ndezëm dritën pamë që djali nuk po ngrihej dhe shkova afër dhe pash se djali kishte një plumb në kokë dhe një pjesë e truve i kishin dalë në divan”, tha Albert Lukaj, babai i fëmijës së vrarë.

Familjaret thone se kane patur ndonje konflikt, ndersa policia ka nisur hetimet per te identifikuar autoret.

Top Channel